Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot nga foltorja e Kuvendit për marrëveshjen e vendit tonë me Malin e Zi për pensionet.
Sipas Berishës, ky akt i votuar këtë të Enjte u shërben atyre punëtorëve që largohen për një pagë më të lartë në shtetin fqinj, por e cilëson si një “përpjekje në kulmin e hipokrizisë” nga pala mazhoritare.
“Hapi dje në një akt drejtësie shkollën e parë shqipe në Rozhajë, zonë që ka qenë djep shqiptarizmi, banorët e së cilës në kushte tejet të vështira arritën të ruajnë gjuhën dhe identitetin e tyre. Kështu që unëë përshëndes qeverinë, ministren e Arsimit dhe atë të Çështjeve të Pakicave që inaguruan shkollën. Kjo marrëveshje që recitoni këtu është akt i dobishëm për një numër punëtorësh që detyrohen për shkak të rrogave se atje janë dy herë më të larta, ndonëse resurset e Malit të Zi janë dy tre herë më të pakta se të Shqipërisë, por çdo fjalë e përpjkeje e juaja për pensionistët është kulmi i hipokrizisë. Ju votuat këtu rritjen e rrogave të deputetëve me 3 mln e 800 mijë lekë, e autorizuat të marrë nga djersa e shqiptarëve aq sa marrin në muaj 38 pensionistë. Nuk ekzistojnë në botë raporte të tilla në sektorin publik, sepse ekziston kohezioni social.”
Berisha më tej vijoi me akuzat e tij ndaj kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, pasi kjo e fundit sipas tij shkel rregulloren e Parlamentit duke mos lejuar deputetët të marrin fjalën.
“Ç’është ky akt mor, pse kaloni në këtë shkallë pashpirtësie ekstreme, vetëm pazar janë kriteret tuaja e të Ramës, ju jeni figurina të tij, të votoni këtu rroga 10 herë më të mëdha se mesatarja e të flisni për pensionistët. Ju jeni narko-shtet! Zonja kryetare, ky parlament ka një rregullore, shkelësja më madhore jeni ju. Kryeni një akt të rëndë anti-ligjor, nuk ka sallë Parlamenti në botë, përveç Koresë së Veriut në të cilën deputetit i hiqet e drejta e procedurës. Je e vetmja kryetare parlamenti në 32 vite që u mohon deputetëve këtë të drejtë, ti përfiton nga një rrethanë e cila është kjo: Nëse opozita do merrej me ty, do lehtësonte padronin tënd. Ti zbaton urdhëra verbërisht të Edi Ramës, e bën Parlamentin disfunksional e terësisht mafioz. Pse nuk lejoni të bëhen diskutime? Ju jeni hajdutë, vetëm hajduti fshihet!”
Kujtojmë se kjo marrëveshje konsiston në ofrimin e përfitimeve në sigurimet shoqërore dhe bazohet në parimin e trajtimit të barabartë të personave të punësuar, të të vetëpunësuarve dhe punëdhënësve.
Discussion about this post