Një burrë transmetoi drejtpërdrejt vrasjen brutale të gruas së tij duke terrorizuar opinionin publik. Mirëpo kishte dhe shumë njerëz që e mbështetën.
Për këtë arsye autoritetet në Bosnjë-Hercegovinë kanë arrestuar rreth 40 persona që kanë përkrahur vrasësin e çmendur Nermin Sulejmanoviq. Ky i fundit i mori jetën gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në Instagram, gruas dhe tre personave të tjerë me shtetësi turke.
Ndërsa të plagos polici Husein Kotoriq dhe shtetasi Nedim Pamukoviq, si dhe Harisa Onder, bashkëshortja e Xhengiz Onderit. Sipas informacioneve të fundit, Harisa Onder ndodhet në gjendje të rëndë.
Ndërkohë prokurorët do të nisin procesin e gjetjes dhe dokumentimit të të gjithë personave që me postimet e tyre kanë përhapur urrejtje dhe kanë lavdëruar vrasjen dhe vrasësin.
Discussion about this post