Një 50 vjeçar shqiptar, i lënë në arrest shtëpie, pasi akuzohetpër dhunë në familje, i ka një thirrje të pazakontë Policisë italiane. Ai ka kërkuar që të vritet nga policia me argumentin nuk mund të vazhdonte më arrestin shtëpiak.
50 vjeçari tha para karabinierëve se nuk ishte më në gjendje që të kontrollonte instiktet agresive dhe se do të vazhdonte të dhunonte gruan e djalin e tij sërish.
Kjo sjellje e tij ka bërë që gjykata të pranojë kërkesën e Prokurorit, duke i caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, ku aktualisht ndodhet në qeli.
Discussion about this post