Presidenti i PL-së Ilir Meta i ka ashpërsuar tonet në mbledhjen e Këshillit Drejtues Kombëtar. Ai nuk i ka kursyer kritikat ndaj SPAK dhe kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se ka bashkëpunim mes dy palëve.
Meta i ka dalë sërish në mbrojtje Sali Berishës, pasi sipas tij është izoluar pa asnjë akuzë në arrest shtëpie. Ai theksoi se “ministrat e Ramës bredhin të qetë mes bulevardit duke sfiduar drejtësinë”.
Sakaq, kreu i PL thotë se SPAK po hesht për krimet e Ramës dhe Veliajt, ku përmend edhe aferën e inceneratorëve apo aferën me McGonigal.
“Krimi mezi e ka pritur këtë ditë drejtësi me regji të dumdumanëve. Rama është botërisht arkitekti i narkoshtetit. Këtë e thonë dhe raportet më serioze. E thonë mediat e pavarura si Rai 3 dhe Bild. Ka mbështetur kanabizimin e gjithë vendit. Duke blerë zgjedhjet drejtësinë por edhe figura të gjoja opozitës që kanë vlerësim për SPAK. Është vëllai i Edi Ramës i përfshirë direkt në trafikun e drogës. Është Edi Rama që ka kontakte me përfaqësues të Sinaloes. Është Edi Rama dhe Veliaj qe e kthyen Tiranën në lavatriçen e madhe. Katicat e SPAK ulin kokën si spurdhjak. Kanë falimentuar mijëra biznese. Është Rama që pronat publike i ka trajtuar si prona të nënës duke i ndarë thela thela për të blerës heshtjen e McGonigalëve. Në këtë vend SPAK vetëm mbyll sytë bën sikur nuk shikon apo sikur arreston disa drejtorë. Denoncimet e faktuar dhe të paraqitura nga persona publikë SPAK i mbyll. Ndërsa për shpifje të çdo ordiner nga qeveria SPAK nis hetimet.
Edhe kur faktet dhe provat ulërijnë SPAK nuk i përmend emrin Ramës dhe Veliajn. Sali Berisha pa asnjë akuzë izolohet në arrest shtëpie. Ndërsa ministrat e Ramës bredhin të qetë mes bulevardit duke sfiduar drejtësinë. Masat shtrënguese për ministrat e Ramës, SPAK ia kërkon parlamentit,. Ndërsa për Sali Berishën i merr vetë duke përdhosur parlamentin. Krimet e rënda të Ramës, që SPAK hesht, afera e inceneratorëve, të Erion Veliajt dhe Ëngjëll Agaçit. Me aferën McGonigal ku përgjegjësitë e Ramës janë të rënda asnjë hetim nuk bën SPAK. Është vetë SPAK aty, janë takuar me McGonigal.
Në çështjen Beketi ku prej Ramës humbëm 150 milion euro, në aferën e shembjes të Teatrit Kombëtar ku ka vendim të gjykatës kushtetuese ku u prish në kulmin e pandemisë. Në aferën e portit të Durrësit ku u shkel çdo ligj dhe ku vetë BE dhe Parlamenti u shprehën qartë. Mos hetimi i të dhënave të TIMS, skandali i patronazhistëve, SPAK nisi hetimin për gazetarët që nisën këtë hetim. Ky është SPAK i katicave”, tha Meta.
Meta u shpreh se mafia duhet shpërbërë ose shpërbëhet kombi dhe me tone të larta tha se paralajmërimet e tij nuk duhen nënverësuar.
“Asnjëherë nuk ka vepruar në kohë edhe kur faktet kanë qenë konkrete. Sepse duhet të blente Edi Rama zgjedhjet e 2021. Ne të vazhdojmë punën tonë për 5 prioritetet, që çdo qytetar të njihet me to. Është bërë një punë shumë e mirë këtë javë, por duhet vazhduar intensivisht. Vendi është në moment kritik. Ose shpërbëhet mafia o shpërbëhet kombi. I keni nënvlerësuar disa paralajmërime të mia kohë më parë. Dhe jemi këtu. Dhe në këtë sallë“, tha Meta.
Discussion about this post