Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka realizuar një takim me strukturat e Policisë Kufitare dhe Delta Forcë, të cilat sigurojnë vijën bregdetare nga Vlora deri në Sarandë gjatë sezonit turistik.
Teksa kontrollet dhe patrullimet janë shtuar, Balla ka përgëzuar Policinë e Shtetit për punën e bërë, duke garantuar siguri për turistët që zgjedhin jugun për të pushuar. Ai theksoi se deri tani nuk ka pasur incidente si në vitet e shkuara dhe se ky rol parandalues duhet të vijojë me të njëjtin intensitet.
Ndër të tjerash, Balla vuri në dukje ndihmën që unifromat blu kanë dhënë për shtetasit e turistët që ndodheshin në situata problematike.
“Por në asnjë moment të rrezikojë jetën e pushuesve, dhe natyrshëm, edhe jetën e atyre që i përdorin këto mjete. Prandaj roli ynë është një rol parandalues, dhe ne do të vazhdojmë të jemi prezentë në të gjithë hapësirën tonë detare për të kontrolluar dhe për të garantuar edhe njëherë atë që thashë në fillim, – jetën e çdo pushuesi!” tha Balla.
Gjithashtu ministri i Brendshëm solli rikujtoi edhe Kodin e Etikës dhe rrezikun që vjen nga rrjedhja e informacionit, nga punonjës policie, drejt elementëve kriminalë.
Discussion about this post