Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka shprehur ngushëllimet për dy pilotët që humbën jetën në krye të detyrës për të shuar zjarret në Greqi.
Peleshi shprehet i tronditur nga lajmi i rrëzimit të avionit grek “Canadair” në ishullin e Evias, në të cilin humbën jetën dy pilotët që po ndihmonin në shuarjen e zjarreve. Peleshi kërkon solidarizimi me Grëqinë dhe u ofron atyre ndihmë në çdo mënyrë që nevojitet.
Sipas ministrit, humbja e dy pilotëve tregon shërbimin e paçmueshëm të çdo ushtaraku që është i gatshëm rrezikojë jetën e tij për të mbrojtur sigurinë e qytetarëve të vendit.
Postimi i Ministrisë së mbrojtjes
Të tronditur nga lajmi i rrëzimit të avionit “Canadair” grek, në ishullin e Evias. Tragjike, humbja e jetës së dy pilotëve që po ndihmonin në shuarjen e zjarreve.
Lutemi që shpirtrat e tyre të gjejnë paqen e merituar!
Solidarizohemi me Greqinë dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në çdo mënyrë që mund të nevojitet. Të jemi në krah të tyre në këto ditë të vështira është një detyrë humane dhe morale.
Humbja e dy pilotëve tregon shërbimin e paçmueshëm të çdo ushtaraku, që është i gatshëm të mbrojë jetën dhe sigurinë e qytetarëve të vendit duke luftuar çdo verë dhe duke rrezikuar jetën për të shuar zjarret.
Ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave në këto momente të vështira
Discussion about this post