Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka nderuar forcat e vendeve mike që shkuan menjëherë në Turqi sapo ra tërmeti tragjik i shkurtit. Në një ceremoni të gjatë të zhvilluar këtë të martë, janë nderuar një nga një me medalje presidenciale të gjitha vendet.
Erdogan i ka dorëzuar medaljen një përfaqësuesi të trupave shqiptare që shkuan në zonat e tërmetit në Turqi. Po ashtu, medalje kanë marrë dhe trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe ato të Maqedonisë së Veriut.
“Në emrin tim, kombit dhe shtetit tim, shpreh mirënjohje të përzemërta për secilin prej vëllezërve të mi për përpjekjet e tyre në zonën e tërmetit”, ka thënë ndër të tjera presidenti Recep Tayyip Erdoğan.
Siç shihet nga fotot e siguruara nga newsbomb.al gjatë ceremonisë, të gjitha trupat e vendeve nga çdo anë e botës që mbërritën në Turqi, kanë shtrënguar duart me presidentin turk dhe kanë marrë medaljet dhe certifikatat e vlerësimit.
Discussion about this post