Pas situatës së vështirë që kaloi Greqia muajt e fundit, kryeministri Kyriakos Mitsotakis në Panairin e 87-të Ndërkombëtar të Selanikut, ka shpallur një plan gjithëpërfshirës masash.
Sipas asaj që deklaroi kryeministri grek, qeveria po planifikon:
- Sigurim të detyrueshëm të të gjitha shtëpive dhe bizneseve për shkak të krizës klimatike dhe pasojave që ajo shkakton.
- Dyfishim të buxheti i programit “Shtëpia ime” për qytetarët 25-39 vjeç. Tashmë janë miratuar 4700 kredi me interes të ulët. Qëllimi është që gjithsej 10,000 të rinj të kenë një shtëpi.
- Pagesa e “Youth Pass”, 150 euro për 200 000 të rinj të moshave 18 dhe 19 vjeç.
“Prioriteti ynë i parë është të ndihmojmë qytetarët në zonat e përmbytura, të mbështesim bizneset, fermerët dhe blegtorët. Isha në Evros dhe Thesali. Pashë shkatërrimin dhe dëshpërimin e njerëzve përballë sulmit të natyrës.
Për këtë marr dy angazhime: Së pari, që çdo gjë që kemi humbur, shteti dhe qytetarët, do ta rindërtojmë bashkë. Por ne do ta bëjmë më mirë duke shmangur gabimet e së shkuarës. Me fonde europiane dhe kombëtare që do të rikthejnë ritmin e jetës në shoqëri dhe ekonominë e zonave të prekura. Angazhimi im i dytë:
Ne do të bëjmë çmos që kjo betejë e pabarabartë me krizën klimatike të mos jetë e humbur“, tha Mitsotakis.
Ai bëri të ditur gjithashtu se nga data 1.1.2024 pagat në shtet do të rriten me 10.5%. Kjo do të thotë se pothuajse 660,000 punonjës fitojnë një pagë shtesë në vit. Në të njëjtën kohë, kryeministri paralajmëroi masa të reja që synojnë ruajtjen e çmimeve të qëndrueshme dhe të reduktuara në produktet bazë.
Discussion about this post