Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi nuk është paraqitur këtë të hënë pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Burime për mediat bëjnë me dije se Kryemadhi ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për këtë arsye nuk është paraqitur pranë oficerit në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur nga Gjykata.
Mësohet se për mungesën e saj këtë të hënë, deputetja ka marrë lejë në Prokurorinë e Posaçme.
Përpos Kryemadhit, as kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk është paraqitur. Kjo pasi ai ndodhet në Gjermani në kuadër të një vizite zyrtare.
Vijon….
Discussion about this post