Një aksident i rënë ka ndodhur në Kavallë të Greqisë, ku ka ndërruar jetë një 17-vjeçar shqiptar.
Mediat greke bëjnë me dije se 17-vjeçari që ka ndërruar jetë është Enea Topi. Ai ka qenë duke lëvizur me një motror, ku është përplasur me një kamion, duke ndërruar jetë në vend.
I riu ishte nxënës i shkollës EPAL, dhe në lidhje me këtë shkolla ka bërë një reagim ku shkruan “ndjenjat e dhimbjes së thellë na pushtuan, kur pak kohë më parë u njoftuam për vdekjen e nxënësit tonë në një aksident trafiku në zonën e Agios Tryphons. Studenti ynë është Topi Enea, drejtues i motorit. Një fëmijë i lumtur, i dashur nga të gjithë, sportist, lojtar i ekipit të futbollit të shkollës sonë. Zoti ia prefte shpirtin dhe i dhente kurajo familjes”.
Discussion about this post