Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në Konferencën Ministeriale e Zonës Europiane të Arsimit të Lartë.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë ka folur për rëndësinë e arsimit, duke thënë se duhet të krijohet një aleancë si NATO për arsimin. Ai ndër të tjera tha se ardhja duhet të mbrohet me dije dhe jo me armë.
“Pa dashur që të hyj në thellësi të këtyre çështje, dua të falenderoj Frederica Mogherin, qe ka kaluar në lëmin e arsimit sepse natyrisht e ardhmja nuk mbrohet nga arma, por nga dijet.
Armët janë të nevojshme kur vihet të rrezik jeta, por kur sheh që bota demokratike ka patur mundësi të përdor aq shumë para për t’i bërë rezistencë agresioni, ndërsa në fushën e arsimit fatkeqësisht vazhdon të mbete si një pjesë mish e këtyre buxheteve që përdoren.
Kjo duhet të na bëjë ne të reflektojmë dhe ajo që do të them unë nuk do të merret nga shumë vetë si asgjë tjetër, por si provokim.
Ka ardhur koha të ndërtojmë një NATO të arsimit. Ajo që shikojmë më shumë, si urrejtja dhe mosrënia dakord për institucionit demokratike, po shtohet dhe me shumë. Bazohet në një sistem që e ushqen.
E ardhmja duhet të kontrollojë të shkuarën dhe duhet të jetë burimi i vendimeve tona bazuar në formacion. Duhet të jetë e ardhmja ajo e cila duhet të përcaktojë të shkuarën tonë. E ardhmja është ajo që mund të na mbajë bashkë, ndërsa e shkuara mund të sjelli gjithmonë arsye për t’u ndarë.
Më vjen keq që nuk ju siguruam një ditë të plotë me diell, u përpoqëm për këtë. Gjithsesi për ata që vijnë nga vende me qiellin gri nuk është keq dhe kjo”, tha Rama
Discussion about this post