Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka firmosur ditën e sotme disa ndryshime të reja brenda radhëve të Policisë së Shtetit, me synim dhënien e një frymëmarrjeje të re për rendin dhe sigurinë publike.
Bëhet me dije se Vilson Bala është emëruar Drejtor i Forcave të Posaçme Operacionale. Arben Dashi është ëmëruar Drejtor Krimesh, në Departamentin e Sigurisë Publike dhe Edvin Ndreu do të jetë Shefi i Komisariatit nr. 6.
Lurtfi Minxhozi është emëruar Drejtor i Europol në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Ndërsa Arben Dashi do të drejtojë Drejtorinë e Krimeve në Departamentin e Sigurisë Publike dhe Oli Bistri do ushtrojë detyrën e specialistit.
Theksojmë se këto ndryshime vijnë pak ditë pasi Taulant Balla u emërua si Ministër i Brendshëm, pas shkarkimit të Bledi Çuçit. Ai deklaroi se prioritet do të kenë objektivat për luftën ndaj krimit dhe drogës
Discussion about this post