Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Christiane Hohman, ka qenë prezente në prezantimin e projektit “Ngritja e kapaciteteve për nëpunesit civilë” ku do të marrin pjesë 25 punonjës.
Gjatë fjalës së saj ambasadorja ka nënvizuar rëndësinë e administratës publike si një nga kushtet për plotësimin e standarteve që Shqipëria të hyjë në BE. Ajo thkesoi se në Administratë gjithçka duhet të jetë në bazë të meritës, teksa shtoi më tej se të gjithë dueht të përveshin mëngët dhe të plotësojnë kushtet e dhëna nga Bashkimi Europian.
“Kemi disa programe për të mbështetur administratën publike, për të krijuar pavarësi që gjithçka të jetë në bazë të aftësisë suaj. Jemi në hapat e parë të negociatave. Administrata publike është pjesë e grup-kapitujve, që kanë të bëjnë me ekonominë dhe funksionim e demokracisë së një vendi.
Udhërrëfyesi për administratën publike është një nga pikat e negociatave. Varen kaq shumë gjëra nga administrata publike. Shqipëria duhet të bëhet anëtare e BE dhe për këtë duhet të punojmë fort dhe të përveshim mëngët”, tha ajo.
Discussion about this post