Fredi Beleri pritet të dalë të hënën para Gjykatës së Posaçme. Dosja e Fredi Belerit, i cili është në burg për blerje votash, i ka kaluar SPAK dhe të hënën në orën 13:00 do të mbahet seanca e parë në GJKKO. Mësohet se gjyqtarja e kësaj çështje do të jete Atalanta Zeqiri.
Fredi Beleri ra në prangat e Policisë së Vlorës mbrëmjen e 11 shkurtit pasi akuzohet për shitblerje të votave, akuza të cilat janë hedhur poshtë nga fituesi i zgjedhjeve të 14 Majit për Bashkinë e Himarës, duke thënë se në momentin që u arrestua ishte me të afërm të tij dhe se me lekët nuk kishin qëllim blerjen e votave.
Gjykata e Vlorës më herët dha masën “arrest me burg” për Belerin, e cila pas vendimit shpalli mos kompetencë dhe dosja hetimore t’i kalojë Prokurorisë së Posaçme, pasi është pikërisht kjo prokurori që merret me hetimin e krimeve zgjedhore.
“Caktuan SPAK për kompetencë. Brenda 10 ditësh ndoshta do të bëhet vlerësimi. Ishte në kushtet e flagrancës. Është akuzë politike, edhe montim politik. Ai foli vetë në seancë. Në asnjë moment nuk u provua ekzistenca e listave. Mënyra e rrëmbimit të tij, u tentua të gjendej ndonjë gjë në flagrancë, nuk u gjet.
Nga Gjykata prisnim që ta deklaronte arrestin të paligjshëm. Ia kërkuam, por gjykata… Ligji ka parashikuar që kur aktet të shkojnë ën SPAK, atëherë do vlerësohet. Sot do të niset në Tiranë”, tha më herët një nga avokatët e Fredi Belerit.
Në burg është lënë edhe Pandeli Kokaveshi i akuzuar si bashkëpunëtor i Belerit në blerjen e votave të qytetarëve në Himarë.
Discussion about this post