Forca të shumta të kërkim shpëtimit nga SHBA dhe Kanadaja janë angazhuar në një operacion të madh për lokalizimin e një nëndetëseje me pesë persona në bord që u zhduk një orë e 45 minuta pas zhytjes për të parë mbetjet e Titanikut.
Në bordin e mini-nëndetëses ndodhet piloti dhe pesë operatorë, të cilët janë gjithashtu turistët që kanë paguar për t’u zhytur në thellësi të Oqeanit të Atlantikut Verior.
Marina amerikane dhe një helikopter kanadez janë duke patrulluar vendin ku nëndetësja humbi kontaktin, rreth 600 kilometra nga bregu i Newfoundland në Kanada. Ndërsa mbetjet e anijes së Titanikut ndodhen në një thellësi prej rreth 3,800 metrash.

Në bordin e nëndetëses ndodhet edhe biznesmeni miliarder britanik Hamish Harding, i apasionuar pas eksplorimit.
Kërkimi është i vështirë për dhe aktualisht ekipet bazohen vetëm te radarët sonarë dhe sinjalet audio.
Admirali John Mauger tha për mediat se nëndetësja turistike besohet të ketë midis 70 deri në 96 orë oksigjen në bordin e saj. Sfidë konsiderohet edhe mënyra se si do të kryhet nxjerrja e nëndetëses nëse do të lokalizohet.

Discussion about this post