Një shtetas gjerman në kërkim është arrestuar këtë të mërkurë nga Policia e Kosovës.
Mësohet se njësia policor FAST-ILECU, ka arrestuar në Lipjan shtetasin gjerman i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar nga INTERPOL, pasi dyshohet për keqpërdorimi të fëmijëve në pornografi.
Ai është lokalizuar nga autoritetet ditën e sotme rreth orës 11:50. Policia njofton se gjermani është dërguar në paraburgim deri në 48 orë, ku më pas do të ekstradohet drejt gjermanisë në koordinimin me institucionet e tjera.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës
Policia e Kosovës vazhdon bashkëpunimin dhe koordinimin më policitë e shteteve mike, me qëllim të luftimit të akteve anti-ligjore, zbulimin e rasteve kriminale dhe dërgimin para organeve të drejtësisë të të dyshuarve të përfshirë në raste penale (kriminale).
Policia, në këtë rast Njësia FAST-ILECU, sot më 02.08.2023, ka realizuar një arrestim të një shtetasi gjerman i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar për INTERPOL-in nga Gjermania.
I dyshuari është lokalizuar dhe më pas arrestuar në Lipjan sot rreth orës 11:50. Ai dyshohet për përfshirje në veprimtari penale, konkretisht për ‘keqpërdorim të fëmijëve në pornografi’.
Për rastin janë njoftuar organet e drejtësisë dhe me akt-vendim nga prokurorja, i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë. Më pas në koordinim me institucionet tjera do të ndërmerren hapat e paraparë për raste të tilla.
Discussion about this post