Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi ishte i shpallur në kërkim nga Spanja.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi D.H, alias D.H, alias D.J, 33 vjec, banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë.
Personi në fjalë është arrestuar pasi Gjykata e Castellon Spanjë, më datë 06.07.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Trafik droge”, “Organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.
Ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë e spanjollë, merrnin shtëpi me qera në zonën e Castellonit dhe i përshtasnin për të kultivuar bimë narkotike me anë të llambave.
Njoftimi i policisë së Vlorës:
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Finalizohet në Vlorë, operacioni policor i koduar “Castellon”, i zhvilluar nga Fast Albania në bashkëpunim të ngushtë me strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Interpol Tiranën.
Kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar nga autoritetet e drejtësisë Spanjolle, pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e kultivimit dhe prodhimit të kanabisit.
Në vijim të opeacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Fast Albania, në bashkëpunim me Policitë Vendore, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është finalizuar një tjetër operacion në bashkëpunim të ngushtë me DVP Vlorë. Bazuar dhe në inteligjencën policore, strukturat e hetimit të krimeve dhe ato operacionale në DVP Vlore në bashkëpunim me njësinë FAST Albania në Drejtorinë e Përgjithëshme të Policisë së Shtetit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Castellon”, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimin drejt Spanjës të shtetasit :
D. H, alias D. H, alias D. J, 33 vjec, banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë.
Arrestimi provizor i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Castellon Spanjë, më datë 06.07.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Trafik droge”, “Organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës. Ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë e spanjollë, merrnin shtëpi me qera në zonën e Castellonit dhe i përshtasnin për të kultivuar bimë narkotike me anë të llambave.
Interpol Tirana vijon procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Spanjës.
Discussion about this post