I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në një intervistë ka folur për bisedimet Kosovë-Serbi.
Për “HRT” ai është shprehur se përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak dhe Josep Borrell kanë paraqitur tre hapa për të arritur çtensionimin mes ty vendeve.
“Na duhen zgjedhje të reja me pjesëmarrje të pakushtëzuar të serbëve. Ne kemi nevojë edhe për një afat kohor që pala serbe ta zbatojë pjesën e saj dhe një draft statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Bëhet fjalë për barazi, barazi dhe përfitime për të dyja palët” tha ai.
Escobar parlajmëroi gjithashtu se nëse palët nuk pranojnë planin e BE, atëherë mund të ketë një krizë edhe më të madhe.
“Në Ohër bëhej fjalë për një marrëveshje normalizimi për të krijuar kushte paqësore mes dy fqinjëve armiqësorë sipas rregullave evropiane. Jo vetëm që normalizuan marrëdhëniet e tyre, por u harmonizuan edhe me BE-në. Duhet t’i rikthehemi asaj” ka shtuar Escobar ndër të tjera.
Discussion about this post