Fluks i shtuar i emigrantëve shqiptarë në 24 orët e fundit. Sipas të dhënave në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë 5612 shtetas kryesisht shtetas shqiptare që kthehen për të festuar Pashkët ortodokse.
Nga numri i lartë i qytetarëve që kthehen në Shqipëri pala jonë po punon me 5 deri në 6 sportele për të përballuar fluksin dhe në varësi të situatës alternohen.
Radhë të gjata dhe fluks emigrantësh janë shënuar edhe 2 ditët e fundit në pikën kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës në Gjirokastër. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit në Kakavijë kanë hyrë rreth 5000 persona, ndërkohë që e njëjta panoramë është edhe në pikën e kalimit Kufitar të Kapshticës, ku në 24 orët e fundit kanë hyrë mbi 5000 qytetarë.
Discussion about this post