Festivali i IV “Netët e Bejkës së Bardhë” rikthehet edhe këtë vit në Pilur. Me mbështetjen e Bashkisë Himarë dhe disa deputetëve, Ansambli folklorik “Bejkë e bardhë” si çdo vit tjetër organizon festivalin në datat 9 dhe 10 qershor 2023.
Pjesëmarrës do të jenë shumë grupeve folklorike nga bashkitë e Jugut, ndërsa do të ketë edhe grupe përshëndetëse nga Presheva dhe Janina.
“Ftojmë çdo këngëdashës, artistë, personalitete miq nga të gjitha anët, shumë e më shumë ftojmë bashkëfshatarët pilurjotë kudo ku jetojnë e punojnë, të na bashkëngjiten në këtë festë të madhe të folklorit dhe kulturës sonë”, thonë organizatorët.
Discussion about this post