BE ka mirëpritur reduktimin e policisë në Veri të Kosovës, por nuk është mjaftuar duke kërkuar hapa të mëtejshëm.
Në një deklaratë për RTK Dukagjini, një zyrtar i Bashkimit Evropian ka thëne se BE e mirëpret njoftimin e fundit nga Qeveria e Kosovës për një reduktim të mëtejshëm prej 25% të policisë brenda dhe përreth ndërtesave komunale në Veri të Kosovës.
Ai është shprehur se këto janë hapa për drejtimin e duhur drejt paqes dhe stabilitetit për rajon, por ka theksuar se nevojiten hapa të mëtejshëm.
“BE-ja mirëpret njoftimin e fundit nga Qeveria e Kosovës për një reduktim të mëtejshëm prej 25% të pranisë së policisë brenda dhe përreth ndërtesave komunale në veri të Kosovës. Vendimi është marrë pas takimit të nivelit teknik në mes të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, me qëllim përcaktimin e parametrave të përbashkët për vlerësimin e situatës së sigurisë në komunat veriore. Këto janë hapa në drejtimin e duhur, por nevojiten hapa të mëtejshëm”, ka thënë zyrtari i BE.
Discussion about this post