Mes ministrit të Brendshëm Taulant Balla dhe homologut grek Ionais Ikonomou pritet të zhvillohet një takim këtë të martë në pikën kufitare të Kakavijës.
Lajmi është bëhet publik nga Ministria jonë e Brendshme dhe Ministrisë Greke të Mbrojtjes së Qytetarit, ku nënvizohet fakti se dy ministrat takohen për herë të parë mbas rikonfirmimit te Demokracisë së Re në zgjedhjet e fundit parlamentare në Greqi dhe emërimit të Ballës në krye te Ministrisë së re Brendshme.
Në fokus të takimit pritet të jetë përmirësimi i shërbimit në kufi, edhe për operacionet e përbashkëta në luftën kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar.
Balla do të shoqërohet nga ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.
Discussion about this post