Këtë të premte (7 korrik) të gjithë nxënësit mund të regjistrohen në klasat e dhjeta për vitin shkollor 2023-2024. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, përmes një postimi në “Facebook” bën me dije se, nxënësit do të mund të regjistrohen përmes e-albania dhe afati i regjistrimeve është deri më 20 korrik.
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti (online, jo dorazi):
- Dokumenti i kujdestarisë ligjore në rastet kur fëmija regjistrohet nga personi që ka kujdestarinë ligjore (vetëm kur aplikimi bëhet nga kujdestari ligjor i fëmijës)
- Raport mjekësor (vetëm kur aplikohet për Shkollë të Mesme me konkurs (sportive)
“Të dashur nxënës dhe prindër,
Tashmë në sistemin e-Albania kanë nisur regjistrimet e nxënësve në klasat e dhjeta për vitin shkollor 2023-2024, të cilat do të vazhdojnë deri në datë 20 korrik.
Siç e dini, formulari i regjistrimit plotësohet në bazë të vendbanimit duke ndjekur procedurat e lehtësuara që zgjasin vetëm pak minuta, duke përjashtuar dorëzimin e dokumentacionit me prezencë fizike.
Suksese të gjithë nxënësve në këtë cikël të ri arsimor!
Për çdo pyetje apo paqartësi rreth procesit, mund të kontaktoni në adresën:
[email protected]”, shkruan Kushi.
Discussion about this post