NJOFTIM
Ditën e sotme për shkak të temperaturave të larta në fushën e grumbullimit të mbetjeve në Vlorë janë krijuar vatra zjarri.
Bashkia e Vlorës dëshiron t’ju informojë se aktualisht përveç Zjarrfikëses, është angazhuar i gjithë Shtabi i Emergjencave pranë Bashkisë dhe Prefekturës së Qarkut Vlorë, duke përfshirë të gjithë stafin ndërmarrjes së Shërbimeve Publike dhe Ujësjellës-Kanalizime Vlorë.
Kërkojmë nga të gjithë banorët të bëjnë kujdes gjatë ditëve në vijim duke u treguar vigjilentë.
Nëse konstatoni vatra zjarri, ju lutemi të telefononi menjëherë zjarrëfikësen në numrin e emergjencës 128.

Discussion about this post