“OceanGate” ka pezulluar të gjitha operacionet kërkimore dhe tregtare në det, pas tragjedisë së ndodhur pak ditë më parë, ku humbën jetën pesë anëtarët e nëndetëses Titan.Kompania me bazë në SHBA, në ëeb faqen e saj nuk dha detaje rreth pezullimit, por kishte planifikuar dy ekspedita në rrënojat e Titanikut, në Atlantikun e Veriut, për Qershor të vitit 2024.
Autoritetet amerikane dhe kanadeze ende vijojnë hetimin në lidhje me shkakun e shpërthimit. Por pikëpyetjetet ende vijojnë rreth sigurisë që ofronte kompania për të cilën shumë ekspertë e kishin ngritur si problem që në vitin 2018. Rojet bregdetare të SHBA-së javën e kaluar gjetën mbetje të supozuara njerëzore dhe mbeturina nga nëndetësjaTitan, pas kërkimit në fundin e oqeanit.
Ekzaminimi i mbetjeve pritet të hedhë më shumë dritë mbi shkakun e shpërthimit të nëndetëses. Shpërthimi i nëndetëses sipas ekspertëve ka ndodhur që në momentin kur ajo u zhduk pasi humbi gjurmimi.
Discussion about this post