Serbia u përball mbrëmjen e djeshme me Anglinë. “Tre luanët” arritën të “shkundin” rrjetën e serbëve duke fituar kështu ndeshjen e parë të vlefshme për Europianin.
Ajo që u vu re përgjatë kësaj ndeshje ishin thirrjet raciste nga tifozët në stadium, por dhe jashtë saj. Siç shihet dhe në pamje një grup tifozësh serbë në Gjermani kanë djegur flamurin shqiptar.
Ata e kanë tërhequr me këmbë dhe më pas i kanë vënë flakën. Pas kësaj skene është dashur ndërhyrja e menjëhershme e forcave të Policisë të cilët bënë të mundur të shpërndanin turmën.
Discussion about this post