Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në konferencën e përbashkët për shtyp me Edi Ramën, vlerësoi kryeministrin duke thënë se ky i fundit “ka ditur të sillet më mirë me Brukselin”apo si t’i trajtonte ata, referuar paqes e sigurisë në Ballkan.
Kjo deklaratë e Vuçiç erdhi gjatë gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, i cili përmbylli turin e tij ballkanik në Beograd.
“Më pyesni se kur do ta shoh Albin Kurtin, dhe ju as nuk e dini se as ata që janë më afër tij kur do ta shohin, por më mirë të mos bëj asnjë koment për këto gjëra. Për mua dhe për ne gjëja më e rëndësishme është që të ruajmë paqen e të vazhdojmë të punojmë e të mendojmë për rritjen ekonomike.
Unë nuk jam optimist aq sa ç’është Edi, por gjithmonë ia atij këtë pjesë, sepse ai ka ditur më mirë sesa unë, sesi t’i trajtonte burokratët e Brukselit. Ka ditur më mirë sesi të fliste me ta. Edhe duke folur për më shumë para për rajonin, shpresoj që ai do të më sjellë lajmin që do të jetë i suksesshëm, që ne do të jemi të suksesshëm sepse kjo është ajo me të cilën jetojnë qytetarët këtu.”, tha Vuçiç.
Discussion about this post