“Qeveria të tërheqë Bordin e Transparencës, po abuzohet”
Partia Demokratike e cilëson si një tallje vendimin më të fundit të bordit të naftës për uljen me 2 Lekë për litër të çmimit të naftës dhe me 3 Lekë të benzinës.
Nga selia blu, Aldo Bumçi deklaroi se Partia Demokratike bën thirrje edhe njëherë që bordet të tërhiqen, duke mos i dhënë rast Edi Ramës t’i përdorë si mekanizëm propagande.
Sipas tij, Bordet nuk shërbejnë për gjë tjetër, veç si shfajësim i qeverisë për abuzimet me çmimet e larta të hidrokarbureve dhe se çdo ditë që kalon e bën Bordin e Transparencës bashkëpunëtor në vjedhje dhe në varfërimin e shqiptarëve.
tv6+1vlora
Discussion about this post