Greqia nuk po gjen qetësi nga situata e zjarrëve që kanë mbërthyer vendin.
Mediat greke kanë raportuar shpërthime të vazhdueshme në depot e municioneve të Forcave Ajrore në Nea Aghialo. Këto depo ndodhen rreth 4 milije në veri të fushës ajrore “111 th Fighter Wing”.
Zyrtarët e Shtabit Ajror bënë me dije se fatmirësisht stafi që punonte aty kishte arritur që të evakuuohej në kohë, duke mos shkaktuar viktima.
Media greke “Protothema” raporton se këto depo janë ndërtuar sipas standardeve të NATO-s.
Ndërkohë po punohet edhe për evakuuimin e banorëve që janë të rrezikuar në zonën përreth. Gjithashtu është kërkuar edhe ndihma e autobusëve të qytetit për lëvizjen në zona të sigurta.
Discussion about this post