Një turist serb ka ndërruar jëtë në Vlorë pasi pësoi arrest kardian në det.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure, zonën e quajtur “Uji i Ftohtë në Vlorë, ku pushuesi 54-vjeçar me origjinë serbe ka pësuar arrest kardiak pasi është futur në ujë për tu larë.
Sipas burimeve, ai është transportuar me urgjencë për në spital pasi i është dhënë ndihma e shpejtë, por pavarësisht përpjekjeve nga mjekët, ai nuk ka mundur të mbijetojë. Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të incidentit.
Njoftimi i Policisë
Vlorë/Informacion paraprak.
Në plazhin “Uji i Ftohtë” në Vlorë, shtetasi serb, J. D., 54 vjeç, dyshohet që sapo ka rënë në kontakt me ujin në breg të detit, ka pësuar “arrest kardiak”.
54- vjeçarit i është dhënë ndihmë e menjëhershme nga pushuesit, roja bregdetare dhe më pas nga ekipi mjeksor i urgjencës, por 54 vjeçari ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të humbjes së jetës së 54-vjeçarit.
Discussion about this post