jë anije pasagjerësh që ishte nisur nga Porti i Sarandës drejt Korfuzit, ka pësuar defekt pranë ishullit grek.
Incidenti ka ndodhur ditën e djeshme, kur anija “STAVROS” pësoi defekt në motor teksa po i afrohej portit të Korfuzit.
Për fat të mirë, kapiteni arriti ta ankorojë anijen duke shfrytëzuar fuqinë e saj drejt portit, ku zbritën pa shqetësime të 116 pasagjerët.
Autoritetet greke thonë se e kanë bllokuar anijen deri në riparimin e dëmit dhe paraqitjen e një certifikate për mirëmbajtjen e saj.
Discussion about this post