Anija “Lissus” dhe një ekip efektivësh të Forcës Detare do të jenë pjesë e operacioneve të NATO-s, në Detin Mesdhe.
Lajmi u bë me dije nga ministri i Mbrojtjes, i cili thotë se ky mision do të shërbejë për njohjen e situatës detare dhe ndalimin e aktivitetit të paligjshëm në Detin Mesdhe.
“Anija “Lissus”, nga sot, do të jetë për herë të parë pjesë e një grupi operacional, nën komandën e Komandantit të Forcës Detare të NATO-s, e cila do të shërbejë për njohjen e situatës detare dhe ndalimin e aktivitetit të paligjshëm në Detin Mesdhe. Tregues i qartë i rolit të Shqipërisë si faktor stabiliteti dhe sigurie në rajon e më gjerë!”, shkruan Peleshi.
Discussion about this post