18 maj, 4 ditë pas zgjedhjeve, në të cilat u regjistrua pjesëmarrja më e ulët historike në një proces zgjedhor. Një prej faktorëve kryesorë, zhgënjimi i ndjeshëm i qytetarëve tek partitë & produkti i tyre politik dhe elita politike drejtuese.
Parlamenti rikthehet në normalitet dhe pritej përgjigjia e politikës ndaj votës & refuzimit qytetar. Kjo foto tregon shumë, – është momenti kur po mbahej fjalimi kryesor falenderues për votuesit dhe jepen konkluzionet politike të ditës. Të pranishëm në sallë? 2-3 deputetë dhe 2-3 gazetarë/operatorë. Kaq. Asnjë më shumë. Kaq mjafton të quhet seancë dhe të mbyllet një ditë pune në parlamentin shqiptar.
Kjo është përgjigjia e politikës ndaj qytetarëve dhe reflektimi ndaj 14 majit? Ky është reflektimi? Recitojnë parime nëpër rrjete sociale, në oborrin e Kuvendit e studio televizive, por nuk arrijnë të përmbushin as formalisht rolin e tyre parlamentar? Kërkojnë ndryshim të shoqërisë, të qytetarëve jo të vetvetes? Mungesë e qeverisë në parlament dhe heqje dorë nga funksioni kushtetues i kontrollit parlamentar?
Simbolika e fotove tregon shumë: Arrogancë dhe mungesë respekti, formalitet dhe fjalime patetike, mungesë reformash dhe sens përgjegjësie, ikje nga sfidat dhe përballja me realitetin, oligarki dhe trajtimin e qytetarëve si numra elektoralë. Keqardhje! E shumëfishtë!/ ISP
Discussion about this post