Dy vëllezër janë arrestuar këtë të hënë në Itali pasi tentuan të vrisnin bashkëatdhetarin e tyre.
Mësohet se natën mes datës 8 dhe 9 korrik të këtij viti, dy vëllezër shqiptarë me banim në via Maggioli kanë plagosur bashkëatdhetarin e tyre 42-vjeçar. Sipas medieve italiane, vëllezërit shqiptarë janë sipërmarrës në një firmë ndërtimi në Itali.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një sherri mes disa të rinjve të dy familjeve shqiptare. Më pas, dy vëllezërit kanë ndjekur bashkëkombasin e tyre me makinë duke e detyruar të ndalonte dhe të dilte nga mjeti. Më pas ata kanë qëlluar me armë në drejtim të tij dhe një plumb e ka goditur në fytyrë.
Pas hetimeve të autoriteteve italiane, efektivët e karabinerëve kanë identifikuar dhe lokalizuar dy vëllezërit dhe duke bërë të mundur arrestimin e tyre. Ata janë dërguarnë burg dhe po presin dënimin e tyre nga gjykata.
Discussion about this post