Kryeministri Edi Rama kam ndarë këtë mëngjes një video nga ishulli i Sazanit, ku shihet një prezence e madhe e pushuesve vendas dhe turistëve të huaj, të cilët kanë zgjedhur këtë gji me ujë të kristaltë në jug për të pushuar.
Pamjet dhe reagimi i kryeministrit vijnë edhe pas kritikave për çmimet e shtrenjta të në jug, por edhe në pjesën tjetër të vijës bregdetare, të cilat kanë ndikuar në boshatisjen e plazheve.
Mirëpo, Edi Rama thotë se ishulli i Sazanit është plot me të huaj dhe shqiptarë, ashtu pjesa tjetër e vendit tonë. Sipas tij, ky sezon veror që ka nisur ka regjistruar një rekord prurjesh të turistëve në Shqipëri.
“Mirëmëngjes, dhe me një tjetër plazh të “sulmuar” nga turistët vendas e të huaj, në ishullin e Sazanit, në një sezon të jashtëzakonshëm prurjesh në Shqipëri, po edhe shpërndarjeje të turistëve në të gjithë hartën e vendit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Edi Rama.
Në verën e vitit 2024, shqiptarët kanë shtuar preferencën për pushimet në Turqi dhe Greqi, pavarësisht rritjes së çmimeve me 10-15% këtë vit në këto vende.
Me një euro të lirë dhe shtrenjtim shumë më të lartë të çmimeve në jug të Shqipërisë, shumë turistë kanë zgjedhur të kalojnë pushimet e tyre në këto destinacione të njohura, duke shfrytëzuar ofertat ekonomike dhe shërbimet gjithëpërfshirëse. Agjencitë turistike pohojnë se prenotimet për Turqi dhe Greqi kanë qenë në nivelet më të larta historike këtë vit
Discussion about this post