75 vjeçari Geoffrey Hinton, ka dhënë dorëheqjen nga “Google”, si dhe ka paralajmëruar për rreziqet që janë duke u paraqitur me përparimin në këtë fushë.
I njohur ndryshe si “babai” i intelingjecës, Hinton ka dhënë dorëheqjen përmes një një shkrimi për gazetën NeË York Times, duke thënë se tani i vjen keq për punën e tij.
Në një intervistë për BBC, ai ka thënë se disa nga programet e inteligjencës artificiale janë “mjaft të frikshme”.
“Aktualisht, ato nuk janë më inteligjente se ne me sa mund të them. Por, mendoj se së shpejti mund të jenë.Jam 75 vjeç, kështu që është koha të tërhiqem”, ka thënë Hinton.
Në shkrimin e tij për gazetën Neë York Times, Hinton u është referuar “aktorëve të këqij”, të cilët mund të përpiqen ta përdorin inteligjencën artificiale për “gjëra të këqija”.
Kur është pyetur nga BBC-ja për ta elaboruar këtë, ai është përgjigjur: Ky është thjesht një lloj i skenarit më të keq, një skenar makthi.
“Mund ta imagjinoni, për shembull, një aktor i keq si [presidenti rus, Vladimir] Putin vendos t’u japë robotëve aftësi për të krijuar qëllimet e tij”, ka thënë Hinton.
Discussion about this post