Policia e Shtetit ka dhuruar jelekë fosforeshentë për drejtuesit e motoçikletava në vend, të cilët tashmë janë të detyrueshëm gjatë natës me qëllim shmangien e aksidenteve.
Ministri i Brendshëm, Taluant Balla ka thënë se Shërbimi i Policisë Rrugore sapo ka filluar transformimin për tu ngritur në një nivel tjetër bashkëpunimi me qytetarët.
Ai shprehet se ka besim tek qytetarët për bashkëpunimin dhe thekson se rregullat duhet të respektohen me patjetër nga të gjithë.
“Shërbimi i Policisë Rrugore sapo ka filluar transformimin për tu ngritur në një nivel tjetër qasje me qytetarët. Kam besim se dhe vetë qytetarët do të bashkëpunojnë dhe se rregullat duhen respektuar nga të gjithë. ME PATJETËR!”, shkroi Balla në profilin e tij në Facebook.
Discussion about this post