DVP Vlorë
Nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve u arrestua në flagrancë shtetasi K. K., 21 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin e tij, në vendin e quajtur “Bishti i Kalldrëmit”, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë. Po nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e DVKM Vlorë, u referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasit: -A. K., 44 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka trafikuar një mjet lundrues skaf, i cili rezulton i vjedhur në Greqi. Mjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale; -E. H., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka trafikuar një mjet lundrues skaf, i cili rezulton i vjedhur në Greqi. Mjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin A. H., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se kryer punime ndërtimi, në tejkalim të lejes së ndërtimit të përcaktuar nga organet kompetente.Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Discussion about this post