Një shqiptar është arrestuar të premten në Itali pasi u kap me rreth 700 gramë kokainë me vlerë në treg rreth 70 mijë euro.
Sipas medieve italiane, 53-vjeçari shqiptar me inicialet S.B, u arrestua të premten e javës së shkuar pasi iu gjetën 700 gramë kokainë në shtëpinë e tij. Vlera e llogaritur në treg mendohet të jetë rreth 70 mijë euro për drogën.
Autoritetet italiane bëjnë me dije se shqiptari, i cili ka qenë një tregtar fruta-perime me banim në periferi të Pesaros, u ndalua pranë kabinës së pagesë së traut ku po përpiqej të hynte në autostradën A14. Kur efektivët e ndaluan, shqiptari tentoi t’i shmangej policisë edhe pse nuk kishte drogë me vete.
Në këto kushte, karabinerët ushtruan një kontroll në shtëpinë e tij ku u gjet dhe sasia e kokainës. Ditën e hënë, ai u dërgua për gjykim dhe ndaj tij është caktuar masa e sigurisë arrest me burg.
Discussion about this post