President Bajram Begaj do të zhvillojë sot një takim me Këshillin e Sigurimit Kombëtar. Në fokus të kësaj thirrje do të jetë gjendja aktuale e sigurisë kibernetike dhe sfidat e kërcënimet me të cilat përballet vendi.
Mbledhja do të nisë në orën 12.00 dhe temë e saj do të jetë “Gjendja e sigurisë kibernetike dhe masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në Republikën e Shqipërisë.”
Institucionet përgjegjëse do të informojnë Këshillin e Sigurimit Kombëtar për masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në zbatim të rekomandimeve të dhëna nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në muajt Tetor 2022 dhe Janar 2023.
Të pranishëm si çdo herë do jenë drejtuesit më të lartë të shtetit, kryetarja e Kuvendit, disa ministra të kabinetit Rama, deputetë të Komisionit të Sigurisë në Kuvend, drejtues të Forcave të Armatosura, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, etj.
Pjesëmarrës në këtë mbledhje do të jenë:
- Kryetari Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Sh.S. Zonja Lindita NIKOLLA
2. Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Zoti Edi RAMA
3. Zv/Kryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Zonja Belinda BALLUKU
4. Ministri i Mbrojtjes, Zoti Niko PELESHI
5. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Zonja Olta XHAÇKA
6. Ministri i Drejtësisë, Zoti Ulsi MANJA
7. Ministri i Brendshëm, Zoti Blediar ÇUÇI
8. Minstri i Finacave dhe Ekonomisë, Zonja Delina IBRAHIMI
9. Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Zoti Nasip NAÇO
10. Shefi Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, Gjeneral brigade Arben KINGJI
11. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet RRUMBULLAKU
12. Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Zonja Vlora HYSENI
Në këtë mbledhje janë ftuar të marrin pjesë edhe:
- Zv/Kryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Zoti Ferdinand XHAFERAJ
2. Drejtori i Autoriteti Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurisë Kibernetike, Zoti Igli TAFA
3. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Zonja Mirlinda KARÇANAJ
Discussion about this post