Prezantimi i një megaprojekti nga ana e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për ishullin e Sazanit, bëri bujë rreth 1 vit më parë. Sot, Qeveria i ka dhënë statusin e investitorit strategjik kompanisë së lidhur me dhëndrin e presidentit të zgjedhur të SHBA, Donald Trump, që do të ndërtojë resortin luksoz.
Komiteti i Investimeve Strategjike ka vlerësuar se projekti i kompanisë amerikane “Atlantic Incubation Partners LLC” është në përputhje me kriteret ligjore sa i takon zhvillimit të zonave me përparësi.
Vlera e investimit të projektit turistik “Resorti turistik-Ishulli i Sazanit” i plotëson kriteret e parashikuara nga legjislacioni për investimet strategjike dhe parashikohet të jetë 1.4 miliardë euro.
Discussion about this post