Shpyllëzimi po ndikon negativisht tek lakuriqët e natës të cilët mbartin viruse
Në thellësi të pyjeve tropikale të Amazonës, shkencëtarët thonë se pandemia e ardhshme në botë mund të vijë nga kjo shpellë në Brazil, e cila është më shumë se 1.5 kilometra e thellë. Ajo është shtëpia e mijëra lakuriqëve të natës. Por si kjo shpellë ka shumë të tjera që ekzistojnë në të gjithë Amazonën.
Habitatet e panumërta dhe speciet e lakuriqëve të natës janë shumë pak studiuara dhe zbuluara. Por së fundmi ato kanë marrë gjithë vëmndjen e shkenctarëve të cilët shpresojnë se do të mund të parandalojnë pandemitë e ardhshme si Covid-19.
Brazili ka më shumë zona se çdo vend tjetër ku kushtet janë të përshtatshme që një virus të përhapet nga lakuriqët te njerëzit. Një analizë e agjencisë Reuters zbulon se zona të tilla në Brazil janë rritur më shumë se 40% gjatë dy dekadave të fundit.
Discussion about this post