Kanë kaluar vetëm 30 minuta nga nisja e provimit të dytë të Maturës Shtetërore dhe teza është publikuar në rrjetet sociale.
Kanë qenë “Studentët Denoncojnë” ata të cilët kanë postuar në llogarinë e tyre në “Instagram” tezën e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Sot, 30 mijë maturantë në të gjithë vendin po i nënshtrohen provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Ndërkohë, më 1 qershor maturantët kryen provimin e anglishtes, i cili njëjtë si ky i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, 30 minuta pas nisjes së provimit u publikua në rrjetet sociale.
Lidhur me këtë ngjarje reagoi edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, e cila tha se pavarësisht publikimit të tezës, procesi nuk është cënuar.
Discussion about this post