Qeveria e Kosovës nuk e ka mirëpritur draftin e kryeministrit Edi Rama për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Veri.
Zv.kryeministri kosovar, Besnik Bislimi ka thënë se ky draft nuk është i rëndësishëm.
Ai është shprehur se kjo çështje është mes Kosovës e Serbisë dhe në rast do të kenë nevojë për përkrahje gjatë negociatave, atëherë do të kërkonin ndihmë.
“Diskutimet apo negociatat janë mes Kosovës dhe Serbisë drjet normalizimit të marrëdhënieve. Këto negociata janë mes kosovarëve dhe serbëve. Nëse përfaqësuesit e Republikës së Kosovës kanë nevojë për përkrahjen nga miq dhe ndërkombëtarë…në këtë pikë ne nuk kërkuam që dikush të na ndihmojë për draft statutin. Për këtë arsye, nga përspektiva ligjore ky propozim ka zero relevancë”, deklaroi Besnik Bislimi për Al Jazeera Balkans.
Ditën e djeshme Rama bëri me dije gjatë një konferencë për shtyp se i kishte dërguar presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz, një draft të ri për asosacionin, i punuar nga ekspertë amerikanë të pavarur dhe i udhëhequr prej tij.
Kryeministri tha se Kosova dhe Serbia duhet të ulen dhe të diskutojnë për të ulur tensionet. Ai theksoi se Kosova nuk duhet të prishë marrëdhëniet me SHBA dhe BE.
Discussion about this post