Zëdhënësi i qeverisë kosovare, Përparim Kryeziu reaguar në lidhje me anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive shqiptare.
Ai ka thënë se në këtë mbledhje do të nënshkruheshin 13 marrëveshje të reja, me qëllim që të afronin ekonominë, sistemet e drejtësisë, arsimit dhe kulturës e dy vendeve.
Kryeziu është shprehur se nga mos mbajtja e kësaj mbledhje tradicionale, ata që humbin janë qytetarët, duke theksuar se Rama e anuloi mundësinë për t’i nënshkruar marrëveshjet.
“Mbledhjet e përbashkëta janë ndërmarrje të madhe organizative, të cilave u paraprinë një punë e madhe e ministrive për të përgatitur atë ditë. Nesër do të duhej të nënshkrueshin 13 marrëveshje të reja.
Ato kishin synim t’i afronin ekonomitë tona, sistemet tona të drejtësisë, arsimit, kulturës, etj. Janë qytetarët ata që do humbasin më së shumti. Për fat të keq, anulimi i mbledhjes nga ana e kryeministrit Rama anuloi mundësinë për t’i nënshkruar ato.
Takimet bilaterale do të mund të mbaheshin çdo ditë tjetër. Jemi fare afër njëri-tjetrit si vende. Nuk do të ishte hera parë që do të takoheshim brenda ditës. Por është hera parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëanshme”, – është shprehur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës.
Më herët, kreu i Shqipërisë Edi Rama doli në një konferencë të jashtëzakonshme dhe nuk e ndau nëse mbledhja ishte anuluar apo jo por tha se shpresonte që nesër të takohej me Kurtin. Mesa duket kjo nuk është mohuar nga homologu i Ramës nga Kosova.
Discussion about this post