Ministrja e financave Delina Ibrahimaj premtoi se nuk do të ketë kufizime të energjisë elektrike këtë dimër ndërsa çmimi i energjisë elektrike nuk do të lëvizë për familjarët dhe bizneset e vogla. Qeveria Rama do të ndërmarrë një sërë masash për kursimin e energjisë elektrike.
Pëer Ibrahimajn paketa e dytë sociale prej 43 mld Lekë është shumë herë më e lartë se ajo e Kosovës ndërsa çmimet e shportës nuk janë rritur sa në shtetet e rajonit.
Ibrahimaj mbrojti bordet që sipas saj janë ngritur për të shmangur abuzimet me çmimet. Për të mos shpenzuar naftë ministrja sugjeroi përdorimin e biçikletës ose transportin publik ku po subvencionohet çmimi i biletës.
Për çmimin e naftës Ibrahimaj tha se është ulur në bursën e naftës bruto dhe jo në atë të naftës së rafinuar të cilës i referohet Shqipëria. Për ministren shpenzimet për blerjen e naftës janë vetëm 2 përqind e kostos familjare ndryshe nga energjia elektrike që ju subvencionohet.
Qeveria ka indeksuar pensionet dy herë brenda vitit duke i rritur me 3.3% në muajin Mars. Në vitin 2022, rreth 10 mld Lekë kanë shkuar për pensionistet. Buxheti i ri do të ketë prioritet investime publike ndërsa pritet një rritje ekonomike me 2-3 përqind.
tv6+1vlora
Discussion about this post