“U arrit dhe falë forcimit të shtetit e luftës anti-korrupsion”
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Kryeministri Edi Rama shprehet se pagat e reja dhe ajo mesatare prej 900 Eurosh janë frut i punës së përbashkët të çdo shqiptari apo shqiptareje që në shtet apo në privat kontribuon për ekonominë e vendit me punën e vet.
“Ato janë frut i një përpjekjeje të gjatë, këmbënguljeje e durimi të madh për reforma të vështira e masa të domosdoshme për ekonominë dhe për financat tona, rritjeje të të ardhurave falë rritjes së ekonomisë, tregtisë, investimeve publike e private, rritjes së prodhimit e të eksporteve”, shkruan Rama.
Këtë rritje kryeministri ia dedikon dhe modernizimit të sistemit të mbledhjes së taksave përmes kompjuterizimit të transaksioneve në kohë reale, lehtësimit e rritjes së shpejtësisë së shërbimeve për biznesin falë digjitalizimit të tyre, forcimit të shtetit në tërësi dhe uljes së ndjeshme të korrupsionit në tatime e dogana.
Discussion about this post