Vlerësimi i vendit në B+, forcimi i lekut uli inflacionin
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard & Poor’s në raportin më të fundit ka rishikuar për lart perspektivën e saj për Shqipërinë nga “perspektivë e qëndrueshme”, tashmë në “pozitive”. Agjencia ka rikonfirmuar edhe këtë herë vlerësimin e vendit në “B+”.
Perspektiva pozitive bazohet tek parametrat fiskale të vendit që sipas agjencisë do të vijojnë të përmirësohen përtej pritshmërive kjo dhe falë përpjekjeve të qeverisë për të konsoliduar financat publike.
Agjencia parashikon se inflacioni për vitin 2023 do të jetë mesatarisht 4.7%, për të rënë më tej në nivelin 3%, kjo në sajë edhe të forcimit të Lekut.
Ekonomia në vend vlerësohet të rimarrë shpejtësi rritjeve pas vitit 2023 duke u mbështetur edhe në lehtësimin e kushteve financiare dhe rritjen e aktivitetit ekonomik global.
Standard & Poor’s në vlerësimet e saj përmend edhe turizmin, si një sektor që vazhdon të zgjerohet.
Standard & Poor’s pret që defiçiti buxhetor të konvergojë në rreth 2% të PBB deri në vitin 2026 dhe borxhi publik të reduktohet në 58.3% në 2026 nga 64.5% që rezultoi në 2022.
Ndërkohë duke pasur parasysh mungesën e mosmarrëveshjeve dypalëshe dhe gjeografike të Shqipërisë, mbështetjen e saj të fuqishme të brendshme për BE-në dhe shumicën parlamentare të qeverisë, e cila lehtëson kalimin e reformave, agjencia beson se vendi është i mirëpozicionuar për të përparuar në ofertën e tij për anëtarësim në BE, pa pengesa të mëdha të jashtme.
Discussion about this post