Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë lajmin e mirë se deri më tani kanë shkelur rreth 4 milionë pasagjerë në aeroportin e Tiranës, duke kaluar çdo pritshmëri.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai kujtoi se e kemi nisur ngjitjen nga vendi i fundi i rajonit, me rreth 350 mijë pasagjerë në vit.
Postimi i Ramës:
4 MILIONË PASAGJERË në Aeroportin “Nënë Tereza” janë një rekord absolut, i cili flet më shumë se 1 milionë fjalë për transformimin në vazhdim të Shqipërisë dhe një arritje e jashtëzakonshme, që premton kapërcimin e tavanit të 6 MILIONË pasagjerëve deri në fund të këtij viti, çka do të thotë aeroporti kampion në një rajon ku e kemi nisur ngjitjen nga vendi i fundit, me rreth 350 mijë pasagjerë në vit, kur morëm mandatin e parë për të rilindur Shqipërinë.
Discussion about this post