Pas valës së nxehtë që kaploi vendit, kjo e shtunë ka sjellë një ulje të temperaturave dhe reshje të shumta shiu.
Tashmë shumë zona bregdetare, që zakonisht janë të mbushura me turistë, sot janë të boshatisura. Qyteti bregdetar i Durrësit, Shëngjini, apo Vlora janë pushtuar nga reshje me intensitet të lartë, për pasojë janë mbyllur çadrat dhe shezlongët.
Nuk kanë munguar në këto zona, as problematikat e krijuara në disa akse përsa i përket qarkullimit të automjeteve. Deri më tani, gjithçka po shkon mirë me lundrimin dhe tragetet kanë mbërritur në orar, pa vonesa.
Ndërkohë, Policia Kufitare në Vlorë dhe Durrës ka bërë thirrje të mos dalin në det mjetet lundruese, për shkak të motit dhe detit me dallgë. Moti i keq dhe shirat që kanë përfshirë vendin pritet të vazhdojnë edhe nesër, duke u prishur “cënuar” pushimet turistëve. Java tjetër pritet të ketë mot të qëndrueshëm dhe temperatura të larta.
Discussion about this post